Politike

PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ-ja si vëzhgues të pavarur në zgjedhjet e 11 majit

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, akuzoi Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve për miratim të listave që, sipas PD janë të kontaminuara politikisht dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

3 Maj 2025, 15:56 Nga E. D
PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ-ja si
Genta Vangjeli

TIRANË- Partia Demokratike ka bërë një denoncim, duke publikuar emrat e disa personave që, janë patronazhistë të Partisë Socialiste dhe janë akredituar si vëzhgues të pavarur për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, akuzoi Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve për miratim të listave që, sipas PD janë të kontaminuara politikisht dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Vangjeli gjithashtu deklaroi se Partia Demokratike po vijon verifikimin e të gjithë emrave të vëzhguesve të ashtuquajtur të pavarur dhe të gjitha rastet e identifikuara do të referohen me urgjencë në organet e hetimit.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të  kërkesave ka nxjerrë vendimet respektive për akreditimin e vëzhguesve të procesit zgjedhor.

Dyshimin e PD për vendosjen e emrave të patronazhistëve të qeverisë Rama, në përmbajtje të listave emërore të vëzhguesve të akredituar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Si është e mundur që këto personazhe futen deri në organizma ndërkombëtare, që janë garancia e zgjedhjeve, besimi dhe certifikimi?

Në shkelje të hapur të standardeve zgjedhore , vëzhguesit që prezumohen të jenë të pavarur shfaqen krejtësisht të njëanshëm madje bëjnë propagadë fushate për PS edhe publikisht në rrjete sociale.

Emrat e identifikuar deri tani janë:

Besmir Hallaçi VKSH nr.614, dt.25.04.2025

Ardit Hoxha VKSH nr.595, dt.25.04.2025

Enxhi Karaj VKSH nr.599, dt.25.04.2025

Gerta Vasku VKSH nr.605, dt.25.04.2025

Bardhyl Fejzo VKSH nr.617, dt.25.04.2025

Dorian Hila VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Stenli Denaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Elis Alimeri VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Besnik Demaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Robert Qirollari VKSH nr.588, dt.25.04.2025

Klodjan Cani VKSH nr.588, dt.25.04.2025

Eugerta Bakiu VKSH nr.589, dt.25.04.2025

Partia Demokratike po vijon verifikimin e të gjithë emrave të vëzhguesve të ashtuquajtur të pavarur dhe të gjitha rastet e identifikuara do të referohen me urgjencë në organet e hetimit.

pd gerta vangjeli

Sondazh

Poll