Politike

Kandidati i PSD-së në Tiranë, Tedi Mula ndan foton me dy sportistët shqiptarë: Shembuj të punës dhe krenarisë

Ai shkruan se të rinjtë kanë nevojë për modele të tilla për tu frymëzuar. 

3 Maj 2025, 18:18 Nga r.ll
Kandidati i PSD-së në Tiranë, Tedi Mula ndan foton me dy
foto e postuar nga tedi mula

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për deputet në qarkun e Tiranës, njësia administrative nr.1, Tedi Mula ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga takimi me dy sportistë shqiptarë. 

Mula shprehet në postimin e tij se Nelson Hysa dhe Izmir Smajlaj janë shembuj të përkushtimit, punës dhe krenarisë shqiptare. Ai shkruan se të rinjtë kanë nevojë për modele të tilla për tu frymëzuar. 

"Frymëzim nga sportistët tanë elitarë! Me Nelson Hysën dhe Izmir Smajlajn, shembuj të përkushtimit, punës dhe krenarisë shqiptare. Të rinjtë kanë nevojë për modele të tilla! Me fat që kam miq si këta dy kampionë, me të cilët jemi rritur në të njëjtën frymë, në të njëjtën rrugë, me të njëjtat qëllime!", thuhet në postimin e kandidatit të PSD. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tedi Mula (@tedi_mula)

tedi mula nelson hysa izmir smajlaj

Sondazh

Poll