Politike

Vota e diasporës, Celibashi publikon pikat dhe oraret e DHL të hapura sot në Greqi

Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një njoftimi zyrtar për votuesit në Korfuz, Greqi, bëri më dije se në datat 2, 3 dhe 4 maj, shërbimi postar DHL do të jetë i pranishëm në katër pika të ndryshme në ishullin e Korfuzit, për të mundësuar marrjen dhe dorëzimin e zarfeve zgjedhore.

3 Maj 2025, 14:08 Nga N.F
Vota e diasporës, Celibashi publikon pikat dhe oraret e DHL të hapura
Celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka publikuar përmes një postimi në "Facebook" listën me pikat e DHL-së të hapura sot në Greqi. Celibashi shkruan se në listën e shfaqur janë pikat e DHL të hapura sot në mbarë Greqinë dhe orarin e punës së tyre për datën 3 Maj 2025.

Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një njoftimi zyrtar për votuesit në Korfuz, Greqi, bëri më dije se në datat 2, 3 dhe 4 maj, shërbimi postar DHL do të jetë i pranishëm në katër pika të ndryshme në ishullin e Korfuzit, për të mundësuar marrjen dhe dorëzimin e zarfeve zgjedhore. KQZ publikoi informacionin e detajuar mbi adresat e pikave të shërbimit, oraret e operimit dhe zonat që mbulohen nga secila pikë.

Vota e diasporës, Celibashi publikon pikat dhe oraret e DHL të hapura

Vota e diasporës, Celibashi publikon pikat dhe oraret e DHL të hapura

kqz celibashi

Sondazh

Poll