Bota

Trump "ndez rrjetin" me foton e fundit të publikuar, nga president e "emëron" veten Papë (FOTO)

Kjo foto është e krijuar me inteligjencën artificiale por Trump që pas vdekjes së Papa Françeskut ka shprehur se do të donte të bëhej Papë.

3 Maj 2025, 13:55 Nga N.F
Trump "ndez rrjetin" me foton e fundit të publikuar, nga
Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump mesa duket nuk është i kënaqur me postin e tij dhe ka filluar të lakmojë pozicione të reja të cilat nuk janë të mundura për të. Trump ka ngjallur reagime nga një foto e publikuar së fundmi në Truth Social ku duket i veshur si Papë. Kjo foto është e krijuar me inteligjencën artificiale por Trump që pas vdekjes së Papa Françeskut ka shprehur se do të donte të bëhej Papë.

 “Ndoshta një ditë do të jem Papë. Pse jo?” tha ai së fundmi në një intervistë.

 

 

Mesa duket kjo ditë ka ardhur shpejt, pasi Trump ndau pamje se si do të dukej ai po të ishte Papë. Disa ndjekës e panë këtë si një përpjekje për të provokuar apo tërhequr vëmendje mediatike, ndërsa të tjerë e interpretuan si një reflektim të rolit gjithnjë e më të madh që teknologjia ka në imagjinatën politike dhe publike.

Vatikani nuk ka dhënë ende një qëndrim zyrtar, por burime të brendshme thonë se hierarkia kishtare po e ndjek nga afër këtë zhvillim të pazakontë. Rrjeti global është ndarë mes atyre që e konsiderojnë këtë si një shaka të pafajshme teknologjike dhe atyre që e shohin si një fyerje ndaj një institucioni të shenjtë.

trump papa

Sondazh

Poll