Politike

"Të mos i lëmë të mbijnë!"/ Rama sulmon partitë e vogla opozitare: Në moshë të rinj, por në tru janë të tërë bufa!

Rama gjithashtu tha se partitë e vogla s’kanë asnjë ofertë, duke i krahasuar me PD-së dhe Sali Berishën.

3 Maj 2025, 12:08 Nga E. D
"Të mos i lëmë të mbijnë!"/ Rama sulmon
edi rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Gjirokastër sulmoi partitë e vogla opozitare në vend, duke u shprehur se janë farë e keqe që polli LSI-në, ndërsa shtoi se nuk duhet lënë që të mbijnë. Rama gjithashtu tha se partitë e vogla s’kanë asnjë ofertë, duke i krahasuar me PD-së dhe Sali Berishën. Me tone ironike Rama tha se këneta ka një buf të mbaruar që i fiken llambat në çdo 3 fjali, ndërsa partitë e reja kanë ca djem të rinj në moshë, por në tru janë të tërë bufa.

“Duhet futur Shqipëria në BE, na ka hapur derën. Ajo është një shtëpi të pasurish, dera hapet kur u intereson atyre.  I keni dëgjuar ata gjoja partitë e reja çfarë thonë ‘po na ra ne rasti, dhe nëse na japin votat shqiptarët për të mos lënë të bëhet qeveri do shkojmë në zgjedhje të parakohshme’. A ju kujton ndonjë gjë kjo? Ata që merren me bujqësi e dinë shumë mirë se çfarë është fara e keqe dhe është ajo farë e keqe që polli të ndjerën LSI. J

u e dini se ç’kemi hequr me atë farë të keqe, sot ajo farë e keqe nuk duhet lënë të mbijë dhe të marrë fushat shqiptare. Sepse s’kanë asnjë ofertë, asgjë të re, po atë gjuhë të kënetës, sharjet e akuzat e kënetës. Këneta ka një buf të mbaruar që i fiken llambat në çdo 3 fjali, kurse ata kanë ca djem të rinj, në moshë, por jo në tru. Në tru janë të tërë bufa të vegjël”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll