Sport

Superkupa e Italisë, është zyrtare: Do të luhet përsëri në Arabi, midis 4 skuadrave!…

Këtë e ka bërë të ditur CEO i Lega Serie A, Luigi De Siervo

2 Maj 2025, 17:12 Nga DOSJA
Superkupa e Italisë, është zyrtare: Do të luhet

ITALI - Edicioni i ardhshëm i Superkupës së Italisë do të luhet sërish në Arabinë Saudite.

Gjatë Asamblesë së Serie A të mbajtur nëpërmjet videokonferencës këtë mëngjes, drejtori ekzekutiv i Lega Serie A, Luigi De Siervo, zbuloi se kishte marrë konfirmim interesi nga organizatorët arabë të Selës për të pritur edicionin e ardhshëm të Superkupës, me formatin me 4 ekipe. 

Milani dhe Bologna, finalistët e Kupës së Italisë, janë të sigurt për pjessëmarrje, ndërsa dy ekipet e tjera duhet të jenë Napoli dhe Interi, të cilët po luftojnë për Scudetton.

Marrëveshja e nënshkruar në mars të vitit 2023, e cila parashikon që 4 nga 6 edicionet të luhen në Arabinë Saudite, ka një vlerë totale prej 92 milionë eurosh.

Çdo vit, Riadi paguan 23 milionë për të pasur Superkupën e Italisë: 6.8 milionë shkojnë direkt në arkën e Ligës, ndërsa 16.2 milionë të tjera ndahen midis katër pjesëmarrësve, 8 për fituesin, 5 për finalistin dhe 1.6 për dy gjysmëfinalistët e mundur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll