Izraeli bombardon periferinë e pallatit të presidentit sirian në Damask/ Akuza ndaj Ahmed al-Sharaa për gjenocid
Ahmed al-Sharaa IZRAEL- Izraeli ka kryer sot një sulm ajror në zonën përreth Pallatit Presidencial në Damask, pasi udhëheq&e...
Ministria kineze e Tregtisë tha se SHBA-të kohët e fundit kanë ndërmarrë vazhdimisht iniciativën për t’i dërguar Pekinit një mesazh se shpreson të zhvillojë bisedime.
KINA- Qeveria kineze njoftoi sot se po vlerëson një propozim për negociata nga SHBA-të mbi çështjen e tarifave doganore. Ministria kineze e Tregtisë tha se SHBA-të kohët e fundit kanë ndërmarrë vazhdimisht iniciativën për t’i dërguar Pekinit një mesazh se shpreson të zhvillojë bisedime. Uashingtoni vendosi tarifa prej 145% për shumicën e produkteve kineze të importuara në tregun amerikan.
Pekini u hakmor duke vendosur tarifat e veta shtesë deri në 125% për disa kategori të mallrave të importuara amerikane. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili u rikthye në pushtet në janar dhe duket i vendosur të zbatojë politika proteksioniste, ka lënë të kuptohet vazhdimisht se Kina ka kontaktuar SHBA-në për të negociuar tarifat.
Por Pekini e ka mohuar kategorikisht këtë. Të mërkurën, presidenti republikan siguroi se kishte një shans të fortë që të dyja palët të arrinin një marrëveshje. Nga ana tjetër, Pekini ka theksuar vazhdimisht se është i hapur për dialog me SHBA-në për tregtinë, por në bazë të respektit të ndërsjellë dhe jo nën kërcënimin e tarifave doganore, ndërsa ka njoftuar se do ta vazhdojë luftën tregtare "deri në fund" nëse është e nevojshme.
“Nëse SHBA-të duan të zhvillojnë diskutime, duhet të jenë të sinqerta për këtë, të jenë të gatshme të korrigjojnë praktikat e tyre të gabuara dhe të anulojnë tarifat doganore që vendosën në mënyrë të njëanshme, si dhe të ndërmarrin veprime. Nëse pala amerikane nuk i korrigjon taksat e saj të gabuara unilaterale doganore, kjo do të tregojë (...) se është plotësisht hipokrite dhe do të dëmtojë më tej besimin e ndërsjellë”, komentoi sot Ministria kineze e Tregtisë.
Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, siguroi një prezantues të Fox News të enjten në mbrëmje se Kina ka shprehur dëshirën për të organizuar takime për bisedime tregtare dhe parashikoi se ato do të zhvillohen së shpejti.
"Sekretari ynë i Thesarit, Scott Bessant, është i përfshirë në këto përpjekje dhe bisedimet do të zhvillohen së shpejti", tha kreu i diplomacisë amerikane, duke shtuar se është një çështje e hapur se sa mallra duhet të blejë SHBA-ja nga Kina që tani e tutje.
Ahmed al-Sharaa IZRAEL- Izraeli ka kryer sot një sulm ajror në zonën përreth Pallatit Presidencial në Damask, pasi udhëheq&e...
foto ilustruese UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Parë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, tha pas nëshkrimit të marrë...
Foto ilustruese SHBA- Një mësuese 35-vjeçare e Arsimit Special u akuzua për 63 akuza, përfshirë abuzim seksual dhe korrupsi...
JD Vance dhe Marco Rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, shprehën pasiguri lidhur me shans...
pamje nga zjarri IZRAEL- Shërbimi zjarrfikës i Izraelit ka deklaruar se më shumë se 150 ekipe po vazhdojnë të luftojnë m...
pamje nga arrestimi TURQI- Qindra njerëz janë arrestuar në Stamboll, ndërsa 50,000 oficerë policie u vendosën vendosur n&eum...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Sipas mediave izraelite kryeministri Benjamin Netanyahu e konsideron fitoren ndaj Hamasit më të rënd&e...
Vladimir Putin RUSI- Pas vitesh spekulimesh dhe thashethemesh, presidenti rus Vladimir Putin i ka zbuluar publikut për herë të parë apa...
SHBA/ Shkarkimi i Waltz, çfarë ndodhi dhe kush është tjetër në rrezik pas skandalit Chatgate SHBA- Presidenti amerikan Dona...
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH SHBA- Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH...