Sport

Jules Koundé: "Jam i mërzitur që u dëmtova në këtë pikë vendimtare të sezonit"...

Francezi, shumë i trishtuar nga dëmtimi i tij…

2 Maj 2025, 13:52 Nga DOSJA
Jules Koundé: "Jam i mërzitur që u dëmtova në

SPANJE - Jules Koundé nuk do të jetë në Valladolid nesër, të shtunën, as në Milano të martën, as në Montjuïc për El Classicon  të dielën, më 11 maj. 

Mbrojtësi francez pësoi një dëmtim distal në kofshën e majtë në minutat e fundit të pjesës së parë të ndeshjes së së mërkurës së kaluar me Interin. Një lojtar i rregullt për Flick, u ankua për dëmtimin e tij të parakohshëm në një fazë vendimtare të sezonit. 

"Jam shumë i mërzitur që u dpmtova në këtë pikë të sezonit, ku gjithçka është në rrezik... por ndonjëherë nuk mund t'i kontrollosh të gjitha", komentoi me trishtim  Koundé në rrjetet sociale orët e fundit. Futbollisti u largua nga Montjuïc të mërkurën, dukshëm i prekur nga kjo pengesë e madhe. 

Mbrojtësi francez ka luajtur në 53 ndeshje: ai pushoi vetëm në ndeshjen e LaLigas  kundër Mallorcas sepse Flick donte që ai të pushonte për finalen e Kupës së Mbretit, në të cilën Koundé ishte vendimtar, duke shënuar golin e fitores.

Trajneri do të duhet të rindërtojë mbrojtjen e tij në ndeshjet e ardhshme, të cilat janë vendimtare.  Araujo dhe Eric García janë opsionet kryesore për të zënë krahun e djathtë të mbrojtjes.

"Kam besim të plotë se kjo skuadër do ta kryejë punën pavarësisht se kush është në fushë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, do të thotë shumë", shtoi Koundé në postimin e tij, i cili mori përgjigje nga shumë kolegë dhe profesionistë të futbollit, përfshirë Memphis Depay dhe Balde.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll