2 Maj 2025, 08:52
Nga E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Parë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, tha pas nëshkrimit të marrëveshjes në një konferencë online, se ende ka disa detaje teknike që duhen zgjidhur përpara se fondi i përbashkët i investimeve SHBA-Ukrainë të fillojë nga puna, por se kjo do të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta disa muaj pas ratifikimit nga Parlamenti. Svyrydenko tha se Ukraina duhet të bëhet "më e qëndrueshme dhe autarke dhe se "ky është një mjet i vërtetë që mund të na ndihmojë ta arrijmë këtë qëllim."
Sipas ekspertëve marrëveshjanuk kërkon që Ukraina të shlyejë ndihmën ushtarake të ofruar tashmë nga Shtetet e Bashkuarapërmes shfrytëzimit të burimeve të saj natyrore. Po ashtu Kievi nuk do të kufizohet që burimet e tij natyrore t'i shesë vetëm tek blerësit amerikanë. Përkundrazi marrëveshja merr në konsideratë kontributet e të dyja palëve: ato të Ukrainës në formën e të ardhurave nga projektet e reja të lëndëve të para dhe ato të SHBA-së përmes ndihmës së mundshme ushtarake.
Marrëveshje historike
Si Shtëpia e Bardhë edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski e quajtën marrëveshjen për lëndët e para midis SHBA-së dhe Ukrainës si historike. Ky ishte rezultati i parë i takimit të tij dypalësh me Presidentin e SHBA-së Donald Trump gjatë pjesëmarrjes në cermoninë mortore për të ndjerin Papa Françesku në Romë disa ditë më parë, tha Zelenski. Marrëveshja pritet të ratifikohet së shpejti nga parlamenti ukrainas.
Zelenski tha se marrëveshja krijon mundësi investimesh për Ukrainën dhe ndihmon për modernizimin e prodhimit dhe të kushteve ligjore. "Ky është bashkëpunim me Amerikën dhe në kushte të drejta, përmes së cilës si shteti ukrainas ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat na ndihmojnë për mbrojtjen tonë, mund të fitojnë para në partneritet."
Me këtë partneritet Shtetet e Bashkuara po marrin përsipër një rol ekonomik për sigurimin e një të ardhmeje të lirë, paqësore dhe sovrane për Ukrainën, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Ky është partneriteti i parë ekonomik i këtij lloji për rindërtimin dhe suksesin ekonomik afatgjatë të Ukrainës./DW
donald trump ukraine shba
Bota
2 Maj 2025, 08:49
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Një mësuese 35-vjeçare e Arsimit Special u akuzua për 63 akuza, përfshirë abuzim seksual dhe korrupsi...
Bota
2 Maj 2025, 08:49
M.B
JD Vance dhe Marco Rubio
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, shprehën pasiguri lidhur me shans...
Bota
2 Maj 2025, 08:24
E. D
pamje nga zjarri
IZRAEL- Shërbimi zjarrfikës i Izraelit ka deklaruar se më shumë se 150 ekipe po vazhdojnë të luftojnë m...
Bota
2 Maj 2025, 08:02
E. D
pamje nga arrestimi
TURQI- Qindra njerëz janë arrestuar në Stamboll, ndërsa 50,000 oficerë policie u vendosën vendosur n&eum...
Bota
2 Maj 2025, 07:58
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Sipas mediave izraelite kryeministri Benjamin Netanyahu e konsideron fitoren ndaj Hamasit më të rënd&e...
Bota
2 Maj 2025, 07:43
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Pas vitesh spekulimesh dhe thashethemesh, presidenti rus Vladimir Putin i ka zbuluar publikut për herë të parë apa...
Bota
2 Maj 2025, 07:20
E. D
SHBA/ Shkarkimi i Waltz, çfarë ndodhi dhe kush është tjetër në rrezik pas skandalit Chatgate
SHBA- Presidenti amerikan Dona...
Bota
1 Maj 2025, 22:57
N.F
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH
SHBA- Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH...
Bota
1 Maj 2025, 22:53
r.ll
foto ilustruese
KIEV- Parlamenti ukrainas do të ratifikojë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për aksesin në burimet mineral...
Bota
1 Maj 2025, 22:44
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
QIPRO- Një aksident i rëndë ndodhi të enjten në mëngjes në vendin ku do të mbahet festiv...