Politike

"Gjysmën e qeverisë në burg"/ Rama: Kemi drejtësi që godet majtas dhe djathtas! Shqipëria sot nuk është ajo që ishte

Sipas tij drejtësia tani godet të gjitha partitë ku shihen shkelje dhe se vendi tani është më mirë sesa ka qenë.

1 Maj 2025, 19:34 Nga N.F
"Gjysmën e qeverisë në burg"/ Rama: Kemi drejtësi
Rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Berat ka folur në lidhje me komentet se si mund të kërkojë mandat të katërt kur ka gjysmën e qeverisë në burg. Rama u shpreh se nuk ka pse të ulë kokën për këtë fakt teksa theksoi se është krenari që gjatë qeverisjes së PS-së drejtësia është bërë e pavarur nga politika. 

Sipas tij drejtësia tani godet të gjitha partitë ku shihen shkelje dhe se vendi tani është më mirë sesa ka qenë. Ai shtoi se në rast se drejtësia do të godiste vetëm kundërshtarët e tij atëherë do të kishte ulur kokën.

a mandati të katër duan këta kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ata që janë para drejtësisë kanë qenë pjesë patjetër qeverisë tonë, por në mandate e mëpasshme. Por edhe sikur gjysma të ishin është kjo një arsye që ne të ulim kokën, apo është një arsye shumë e fortë për të qenë shumë krenar para të gjithë shqiptarëve që na dhanë besimin. Iu thamë na besoni që të keni një drejtësi që godet majtas dhe djathtas.

Unë do isha kokë ulur nëse do kishim një drejtësi që do godiste kundërshtarët dhe nuk do hynte në oborrin e shtëpisë tonë, apo brenda shtëpisë tonë për të bërë detyrën dhe punën e saj e pa trazuar dhe e pashantazhuar apo luftuar sic ndodhte jo shumë vite më parë, kur nga dritaret e kryeministrisë vriteshin protestues të pafajshëm dhe kryeministri ndalonte drejtësinë që të thërriste tre policë për ti marrë në pyetje dhe dilte i klithte prokurores së përgjithshme “lavire bulevardi”. Shqipëria sot është një hap larg derës së BE. Shqipëria sot nuk është ajo që ishte, por është nje vend që po mbyll ciklin historik të shtet bërjes demokratike," tha ai.

rama

Sondazh

Poll