Sport

Sauditët trokasin përsëri te Aston Villa: Martinez dhe Bailey largohen në verë...

Numri një i ekipit kombëtar argjentinas, kampion i Botës në Katar, tani është një hap larg Ligës Profesionale Saudite.

1 Maj 2025, 13:00 Nga DOSJA
Sauditët trokasin përsëri te Aston Villa: Martinez dhe Bailey

ARABIA SAUDITE - Klubet e Arabisë Saudite janë të gatshme të shpenzojnë përsëri para te Aston Villa në merkaton e verës....

Pasi shiti sulmuesin Jhon Duran te Al-Nassr në janar dhe Moussa Diaby te Al-Ittihad verën e kaluar, klubi i Birminghamit mund të heqë dorë edhe nga një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës së Unai Emery, një lojtar që është i vështirë për t’u zëvendësuar: portierin Emiliano Martinez.

Numri një i ekipit kombëtar argjentinas, kampion i Botës në Katar, tani është një hap larg Ligës Profesionale Saudite. Edhe anësori 27-vjeçar Leon Bailey gjithashtu mund të ndjekë hapat e tij, por identiteti i klubit ose klubeve të interesuara nuk është zbuluar ende.

Ajo që nënvizon Telegraph është se largimi i tyre në fund të sezonit duket i pashmangshëm. Mediat angleze shtojnë se skuadra që arriti në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve ka planifikuar tashmë largimin e portierit të saj të parë, i cili do të zëvendësohet nga portieri i Espanyol, Joan Garcia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll