Aktualitet

Të akuzuar për përdhunim dhe trafikim të grave shtatzëna, ekstradohen drejt Turqisë dhe Greqisë dy persona (EMRAT)

Burak Kara, 39 vjeç, i esktraduar në Turqi, është dënuar nga një gjykatë turke me 8 vjet e 4 muaj burgim.

1 Maj 2025, 15:40 Nga r.ll
Të akuzuar për përdhunim dhe trafikim të grave
foto ilustruese

TIRANË- Dy persona të arrestuar në Shqipëri janë ekstraduar drejt Turqisë dhe Greqisë. Burak Kara, 39 vjeç, i esktraduar në Turqi, është dënuar nga një gjykatë turke me 8 vjet e 4 muaj burgim. Në vitin 2011, në gjendje të dehur, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase turke. 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi rreth 4 vjet e gjysmë burgim.

Një 59-vjeçar me inicialet I.A., është esktraduar në Greqi sepse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina. Ai akuzohet se gjente gra shtatëzënë në vështirësi ekonomike, të cilat i çonte në Greqi për të lindur dhe më pas ndërmjetësonte për dhënien e foshnjës, për birësim. Nga kjo veprimtari kriminale 59-vjeçari nga Bullgaria dyshohet se ka përfituar 2000-4000 euro/rast. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Interpol Tirana/Ekstradohen në Turqi dhe në Greqi, 2 shtetas.

Në Turqi u ekstradua një shtetas i dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.
Në Greqi u ekstradua një shtetas i akuzuar për ndërmjetësim për birësim të kundërligjshëm.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Ankarasë dhe Interpol Athinës, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, të shtetasve:

-Burak Kara, 39 vjeç, i lindur në Turqi, sepse Gjykata e Mersin, në vitin 2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet e 4 muaj burgim, pasi në vitin 2011, në gjendje të dehur, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase turke, në banesën e një shtetaseje tjetër, gjithashtu turke, në Mersin. Nga dënimi, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 4 vjet e gjysmë burgim;

-I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, sepse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, mbi akuzën se në bashkëpunim me të tjerë, gjente gra shtatëzënë (në vështirësi ekonomike), të cilat i çonte në Greqi për të lindur dhe më pas ndërmjetësonte për dhënien e foshnjës, për birësim. Nga kjo veprimtari kriminale ky shtetas dyshohet se ka përfituar 2000-4000 euro/rast. Ai është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Korçës.

ekstradime ne turqi dhe greqi burak kara

Sondazh

Poll