Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagoset çifti i bashkëshortëve, dërgohen në spital

Aksidenti raportohet se ka ndodhur në momentin kur njëri nga automjetet që kishte kryer një ndalesë për furnizim me karburant, ka tentuar të rikthehet në rrugën automobilistike.

1 Maj 2025, 15:16 Nga N.F
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagoset çifti i
Foto

PEQIN- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtar Peqin–Elbasan. Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 14:35 në vendin e njohur si Vidhas. Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Bëhet me dije se drejtuesi i njërit prej makinave me bashkëshorten e tij kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit më të afërt për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Aksidenti raportohet se ka ndodhur në momentin kur njëri nga automjetet që kishte kryer një ndalesë për furnizim me karburant, ka tentuar të rikthehet në rrugën automobilistike.

Gjatë kësaj manovre, ai është përplasur me një tjetër automjet që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Elbasanit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer sigurimin e zonës dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të aksidentit.

aksident në aksin peqin-elbasan

Sondazh

Poll