Politike

Rritja e prodhimit të brendshëm/ Rama- kometuesit: Në tre mandatet tona Shqipëria ka bërë një kapërcim epokal

Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria ishte e fundit në rajon kur PS mori detyrën, ndërsa sot kjo shifër ka ndryshuar rrënjësisht.

1 Maj 2025, 09:00 Nga E. D
Rritja e prodhimit të brendshëm/ Rama- kometuesit: Në tre
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës Sy m'sy u ndal tek prodhimit i brendshëm bruto i vendit. Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria ishte e fundit në rajon kur PS mori detyrën, ndërsa sot kjo shifër ka ndryshuar rrënjësisht. Sipas tij në tre vite të mandatit Shqipëria ka bërë një kapërcim epokal.

“Jemi nisur nga vrima e fundit e kavallit në rajon dhe sot jemi në pragun e shtëpisë së madhe të BE. Këtu është rritja e PPB nga viti kur ne morëm detyrën, në krahun e djathtë timin, shikoni kolonat me të kuqe, është 109.6% rritja e PBB e Shqipërisë, 64.9% rritja e prodhimit mesatar e rajonit dhe pot ë shikoni këtu, vendet e rajonit e kanë më të vogël se ne, sepse Shqipëria në këto tre mandatet tona, ka bërë një kapërcim epokal, duan disa apo nuk duan disa”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll