30 Prill 2025, 22:55
Nga N.F
foto ilustruese
PAKISTAN- Sipas shërbimit sekret të Pakistanit India është në prag të një sulmi ushtarak kundër vendit të saj fqinj. Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khavaja Muhammad Asif, përmendi madje edhe fjalën armë bërthamore.
Qeveria e Pakistanit deklaroi se ka "informacione të besueshme" sipas së cilave "Indiasynon të nisë një sulm ushtarakbrenda 24 deri në 36 orëve të ardhshme". Ministri pakistanez i Informacionit, Ataullah Tahar, shkroi në platformën online X se India po e përdor sulmin vdekjeprurës ndaj pushuesve në Pahalgam në pjesën indiane të Kashmirit vetëm "si pretekst". Tahari e paralajmëroi vendin fqinj se Pakistani "do t'i përgjigjet çdo akti agresioni me një reagim vendimtar.” India do të jetë "tërësisht përgjegjëse” për çdo "pasojë të tmerrshme në rajon”.
Përdorimi i armëve bërthamore vetëm në rast "kërcënimi për ekzistencën"
Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khavaja Muhamad Asif, u tha gazetarëve të Reuters-it në kryeqytetin e vendit Islamabad, se forcat e armatosura ishin në gatishmëri të lartë. Por se, Pakistani do t'i përdorë armët e tij bërthamore vetëm "nëse do të ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekzistencën tonë”.
Të mërkurën në mëngjes (30.04), ushtria indiane raportoi për shkëmbime zjarri midis ushtarëve të të dy vendeve në vijën e kontrollit midis pjesës indiane dhe asaj pakistaneze të Kashmirit. Një zëdhënës ushtarak tha se kjo ishte nata e gjashtë radhazi që kishte pasur të shtëna me armë të vogla por nuk dha detaje të mëtejshme.
Ushtria pakistaneze nuk bëri asnjë koment. Radio-Televizioni shtetëror i Pakistanit njoftoi se të martën (29.04) ishte rrëzuar një dron indian.
Modi i jep ushtrisë "liri operacionale"
Sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve AFP kryeministri indian Narendra Modi i kishte dhënë më parë ushtrisë së tij "liri operacionale" në rajonin e kontestuar të Kashmirit. Modi tha në një takim me shefat e ushtrisë se ushtria kishte "liri të plotë operacionale për të vendosur për mënyrën, objektivat dhe kohës së përgjigjes sonë ndaj sulmit terrorist ndaj civilëve në Kashmir", shkruan AFP, duke cituar burime qeveritare në kryeqytetin Nju Delhi.
Modi theksoi vendosmërinë për t'i dhënë "një goditje shkatërruese terrorizmit". Qeveria indiane publikoi pamje nga takimi midis Modit, shefave të ushtrisë dhe Ministrit të Mbrojtjes, Rajnath Singh./DW
pakistan indi
Bota
30 Prill 2025, 22:46
r.ll
foto ilustruese
SPANJË- Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Spanjë për shkak të ndërprerjeve masiv...
Bota
30 Prill 2025, 22:28
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se kryeministri kanadez Mark Carney, fituesi i zgjedhjeve ...
Bota
30 Prill 2025, 20:26
N.F
Kos
SERBIA- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë ...
Bota
30 Prill 2025, 20:17
r.ll
foto nga izraeli
IZRAEL- Izraeli po përballet me një nga zjarret më shkatërruese në historinë e tij, pasi një vatër...
Bota
30 Prill 2025, 20:13
N.F
Foto
SPANJË- Policia spanjolle arrestoi sot një çift gjerman që jetonin të izoluar dhe i mbanin fëmijët e tyre në...
Bota
30 Prill 2025, 18:53
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se administrata e tij po shqyrton me kujdes mundësinë e paditjes së ga...
Bota
30 Prill 2025, 18:46
N.F
Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar ditën e sotme se herët a vonë marrëdhëniet midis Rusisë dhe ...
Bota
30 Prill 2025, 18:44
r.ll
donald trump
SHBA- Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në negociata me zyrtarët kinezë, me ...
Bota
30 Prill 2025, 17:45
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SKOCI- Golfistët që luanin sot në fushën Trump Turnberry në Skoci, me shumë mundësi nuk ishin...
Bota
30 Prill 2025, 17:28
r.ll
foto ilustruese
FINLANDË- Parlamenti finlandez ka miratuar një ligj që kufizon përdorimin e pajisjeve mobile nga nx...