Bota

Trump: Po shqyrtoj me kujdes mundësinë e paditjes së New York Times!

Ky është një tjetër sulm ndaj mediave të lajmeve nga Donald Trump, i cili i ka shënjestruar ato vazhdimisht që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar dhe shpesh i përshkruan gazetarët si armiq të popullit.

30 Prill 2025, 18:53 Nga N.F
Trump: Po shqyrtoj me kujdes mundësinë e paditjes së New York
Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se administrata e tij po shqyrton me kujdes mundësinë e paditjes së gazetës New York Times, e cila, sipas tij mund të shpallet fajtore për ndërhyrje dhe përfshirje në zgjedhje.

Duke kujtuar veprimet e tij ligjore kundër mediave të tjera, veçanërisht rrjetit televiziv privat CBS, presidenti amerikan shtoi në një mesazh në platformën Truth Social se edhe gazeta Times duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e saj potencialisht të paligjshme.

Ky është një tjetër sulm ndaj mediave të lajmeve nga Donald Trump, i cili i ka shënjestruar ato vazhdimisht që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar dhe shpesh i përshkruan gazetarët si armiq të popullit.

Më herët këtë javë, miliarderi nga Nju Jorku sulmoi mediat kryesore amerikane, përfshirë New York Times, Washington Post dhe ABC News, pasi ato publikuan sondazhe që raportuan se vlerësimet e tij të mbështetjes po binin. Ai i akuzoi ata se ishin “të sëmurë” dhe tha se do të ishin shënjestra e një hetimi për “mashtrim zgjedhor”.

Në shkurt, Shtëpia e Bardhë kufizoi aksesin në agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press sepse ajo nuk e përvetësoi emrin "Gjiri i Amerikës", siç specifikohej në urdhrin ekzekutiv të Presidentit Trump, në vend të Gjirit të Meksikës.

trump

Sondazh

Poll