Bota

Izraeli përballet me një nga zjarret më shkatërruese në historinë e tij, kërkohet ndihmë ndërkombëtare! Shërbimi i sigurisë së brendshme nis hetimin për zjarrvënie të qëllimshme

Shërbimi i urgjencës Magen David Adom njoftoi se të paktën 13 persona janë shtruar në spital për shkak të thithjes së tymit dhe djegieve.

30 Prill 2025, 20:17 Nga r.ll
Izraeli përballet me një nga zjarret më shkatërruese në
foto nga izraeli

IZRAEL- Izraeli po përballet me një nga zjarret më shkatërruese në historinë e tij, pasi një vatër zjarri që shpërtheur të mërkurën në mëngjes pranë Mesilat Zion, jashtë Jerusalemit, vazhdon të përhapet në mënyrë të pakontrollueshme, duke shkaktuar evakuime masive, ndërprerje të trafikut, lëndime dhe mobilizim ndërkombëtar.

Kreu i Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Jerusalemit, Shmulik Friedman, u shpreh në një deklaratë se "jemi në mes të një zjarri jashtëzakonisht të madh, ndoshta më i madhi i regjistruar ndonjëherë në vend. Puna jonë do të zgjasë shumë. Jemi shumë larg kontrollit të situatës".

Sipas Friedman, zjarri që filloi në orën 9:30 të mëngjesit fillimisht u zhvendos në perëndim për shkak të erërave t1% forta, por tani po lëviz përsëri në lindje. Parashikimet e motit tregojnë një përkeqësim në orët e mbrëmjes, me erëra që mund të arrijnë 90-100 km/orë, gjë që krijon shqetësim të madh për përhapje të mëtejshme.

Disa të plagosur, midis tyre dy foshnje dhe dy gra shtatzëna

Shërbimi i urgjencës Magen David Adom njoftoi se të paktën 13 persona janë shtruar në spital për shkak të thithjes së tymit dhe djegieve. Midis tyre janë dy foshnje, njëra vetëm një muajshe dhe tjetra rreth gjashtë muajshe, si dhe dy gra shtatzëna. Dhjetë të plagosur të tjerë morën kujdes mjekësor në vend nga ekipet e shpëtimit pa pasur nevojë për shtrim në spital

Ekipet e shpëtimit u thirrën gjithashtu për të evakuuar pacientët e cenueshëm dhe të moshuarit që nuk mund të lëviznin vetë, duke përdorur ambulanca dhe njësi të lëvizshme të kujdesit intensiv.

Më poshtë shihet një avion transporti Super Hercules, i njohur nga ushtria izraelite si Shimson, duke marrë pjesë në operacionet e shuarjes së zjarreve, duke hedhur lëndë retardante zjarri në Mesilat Zion. Avioni mund të mbajë deri në 18,000 litra materiale për shuarjen e zjarrit.


Mobilizim për ndihmë ndërkombëtare, pjesëmarrja e Shin Bet në hetimet e zjarrvënies së qëllimshme

Ministri i Jashtëm Gideon Saar ka kontaktuar tashmë homologët e tij nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Suedia, Republika Çeke, Spanja, Argjentina, Maqedonia e Veriut dhe Azerbajxhani, ndërsa Ministria e Jashtme u është drejtuar zyrtarisht Greqisë, Qipros, Kroacisë, Italisë dhe Bullgarisë për të dërguar pajisje ajrore për shuarjen e zjarreve.

Sipas një njoftimi të përbashkët nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Sigurisë Kombëtare dhe Ministria e Punëve të Jashtme, ekipet ndërkombëtare të zjarrfikësve pritet të veprojnë nga e enjtja, pasi kufizimet e fluturimit gjatë natës e bëjnë të pamundur operimin e avionëve të zjarrfikësve. 

Autoriteti Palestinez gjithashtu ka ofruar ndihmë, por Izraeli ende nuk është përgjigjur. Aktualisht, janë në operim avionë nga skuadroni ajror izraelit i zjarrfikësve Elad, helikopterë policie dhe njësi të Forcave Ajrore në gatishmëri të menjëhershme. Në të njëjtën kohë, shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet ka marrë përsipër një pjesë të hetimit për shkaqet e zjarrit, pasi ka dyshime se disa nga frontet mund të jenë për shkak të zjarrvënies së qëllimshme. Shërbimi gjithashtu ndihmon policinë në identifikimin e të dyshuarve të mundshëm.

zjarr ne izrael

Sondazh

Poll