Sport

Isco rebelohet me gazetarin: "Ti bën pyetje dhe i shpik vetë përgjigjet dhe titujt!"

Zemërimi monumental i lojtarit të Betisit ndaj gazetarit të 'El Chiringuito de Jugones'

30 Prill 2025, 16:34 Nga DOSJA
Isco rebelohet me gazetarin: "Ti bën pyetje dhe i shpik vetë

SPANJE - Zemërim monumental i Isco Alarcón me 'El Chiringuito de Jugones'. Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër  Fiorentinës, që korrespondon me ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës (Benito Villamarín, ora 21:00), një gazetar nga media e lartpërmendur e pyeti lojtarin nga Malaga, nëse Real Betis ishte skuadra më e rëndësishme e karrierës së tij… Kjo është përgjigjja e tij e plotë. 

"Po, pa dyshim, kam qenë në katër ekipe, tre prej të cilave kanë qenë shumë të rëndësishme për mua. Së pari, karriera ime si futbollist filloi në Malaga, dhe gjithashtu në Valencia, ku pata një periudhë shumë të mirë stërvitjeje dhe jam shumë mirënjohës.

Në Madrid, ku fitova titujt që çdo fëmijë ëndërron, dhe pastaj shkova në Sevilla, ku gjërat nuk shkuan mirë. Dhe tani jam në një rininë e dytë në Betis, dhe siç thashë më parë, jam shumë mirënjohës. Do të doja të kisha ardhur disa vite më parë për të shijuar më shumë këtë klub të mrekullueshëm, këta tifozë të pabesueshëm.

Dhe shpresojmë të kemi katër ose pesë vite shumë të mira ku mund të fitojmë gjëra të rëndësishme dhe të vazhdojmë të rritemi, si klubi ashtu edhe unë", ishin  fjalët e Iscos.

Ndërkohë 'El Chiringuito' shkruan në 'X': "Betis është klubi më i rëndësishëm në jetën time. Isco zgjedh midis Malagës, Valencias dhe Madridit", shkruhej në faqen zyrtare të programit televiziv, duke shkaktuar zemërim tek vendasi i Arroyo de la Miel.

"Çfarë turpi"

"Pastaj ankoheni se nuk ju japim më shumë intervista... Por kjo është normale. Çfarë lloj gazetarie është kjo? Ju bëni pyetje dhe i shpikni vetë përgjigjet dhe tituj! Sa e turpshme", shkroi Isco, i cili nuk i pëlqen polemikat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll