Sport

E meta e Jules Koundé... francezi e gjen zgjidhjen për të mos u ndëshkuar te Barça!

Mbrojtësi francez ka qenë një nga lojtarët kryesorë për skuadrën e Hansi Flick, por jashtë fushës ai ende ka një problem të pazgjidhur.

30 Prill 2025, 16:58 Nga DOSJA
E meta e Jules Koundé... francezi e gjen zgjidhjen për të mos u

SPANJE - Rëndësia e Jules Koundé për Barcelonën dhe Hansi Flick është e pamohueshme. Thjesht kujtoni se francezi ishte ai që vendosi fatin e finales së Kupës së Mbretit kundër Real Madridit. Por e vërteta është se mbrojtësi ka një problem që duhet ta zgjidhë: mbërritjen me vonesë në stëvitje.

Sipas shtypit spanjol, mbrojtësi i krahut Kounde e ka humbur vendin e tij si titullar tre herë këtë sezon për shkak se nuk ka mbërritur në kampin stërvitor të ekipit në kohë dhe, për ta parandaluar që kjo të ndodhë përsëri, ai ka marrë masa…

'Mundo Deportivo' raporton se, që nga sot, Koundé i ka kërkuar sigurimit të Barcelonës ta shoqërojë në të gjitha udhëtimet dhe ta njoftojë gjithmonë kur kanë mbetur 15 minuta derisa Hansi Flick të japë udhëzimet taktike para ndeshjeve. "Një strategji që, deri më tani, po funksionon", garanton i njëjti burim.

Ajo që është e sigurt është se Koundé ka qenë një nga lojtarët më të përdorur nga Hansi Flick këtë sezon, duke shënuar tashmë katër gola dhe duke dhënë tetë asiste në 52 ndeshje. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll