Bota

Makina merr para këmbësorët në qendër të Kopenhagenit, pesë të plagosur

Shoferi ishte një burrë i moshuar i cili humbi kontrollin e automjetit ndërsa drejtonte me shpejtësi të lartë në një zonë të ngarkuar të kryeqytetit danez.

30 Prill 2025, 17:14 Nga N.F
Makina merr para këmbësorët në qendër të
Pamje nga vendi i ngjarjes

KOPENHAGEN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Kopenhagen. Autoritetet raportuan se pesë persona u plagosën pasi u përplasën nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites. 

Shoferi ishte një burrë i moshuar i cili humbi kontrollin e automjetit ndërsa drejtonte me shpejtësi të lartë në një zonë të ngarkuar të kryeqytetit danez. Nuk ishte menjëherë e qartë se në çfarë gjendjeje ishin të plagosurit. Dëshmitarët okularë thanë se pasi makina u përplas me personat jashtë një dyqani, ata panë njerëz që hidheshin në ajër.

aksident ne kopenhagen

Sondazh

Poll