Bota

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Gati për bisedime nëse Rusia pranon një armëpushim të vërtetë!

Ai shtoi se Rusia mund të demonstrojë gatishmërinë e saj të sinqertë për paqe duke rënë dakord për një armëpushim të vërtetë për të paktën 30 ditë.

30 Prill 2025, 15:31 Nga N.F
Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Gati për bisedime nëse Rusia
Foto ilustruese

UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sibikha është shprehur ditën e sotme se  Ukraina është e gatshme për bisedime në çdo format, për sa kohë që Kievi sheh se Moska po përgatitet vërtet për rrugën e vështirë drejt paqes. Ai shtoi se Rusia mund të demonstrojë gatishmërinë e saj të sinqertë për paqe duke rënë dakord për një armëpushim të vërtetë për të paktën 30 ditë.

“Nëse Rusia është gati për një armëpushim 60 ose 90-ditor, edhe ne jemi”, shkroi ai në një postim në platformën X.

Ministri më tej shtoi se Rusia duhet të ndalojë së foluri për gatishmërinë e saj për paqe dhe të fillojë të veprojë duke rënë dakord pa kushte për një armëpushim të vërtetë dhe të qëndrueshëm.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll