Sport

Kohë lamtumirash… Elbasani zyrtarizon largimin e portierit Razak Abalora

Sapo ka përfunduar sezoni i rregullt dhe vjen largimi i parë nga skuadra e Elbasanit, që nuk arriti të futet dot në “Final 4”.

30 Prill 2025, 14:27 Nga DOSJA

Kohë lamtumirash… Elbasani zyrtarizon largimin e portierit Razak

ELBASAN - Klubi verdheblu njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me portierin Razak Abalora, i cili dallohej për sjelljen e tij disi të veçantë dhe ekstragante në fushën e lojën.

“Ekipi verdheblu njofton mbylljen e bashkëpunimit me portierin Razak Abalora. Ganezi nuk arriti ta mbyllte kampionatin për shkak të një dëmtimi të rëndë në këmbë, kështu duke e përfunduar eksperiencën në Shqipëri para kohe. Elbasani e falenderon për kontributin e dhënë gjatë këtij sezoni”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Abalora u bashkua me Elbasanin në nisje të sezonit dhe luajti 27 ndeshje me fanelën verdheblu në Abissnet Superiore.

Kohë lamtumirash… Elbasani zyrtarizon largimin e portierit Razak

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll