Sport

Reagon Reali për largimin e Ancelottit, transferimi tek Brazili në rrezik të madh!

Thuhet se Reali i Madridit ka bërë të ditur se nuk ishte i gatshëm ta lironte trajnerin 65-vjeçar para Kupës së Botës për Klube, siç kërkoi federata braziliane.

30 Prill 2025, 00:07 Nga DOSJA
Reagon Reali për largimin e Ancelottit, transferimi tek Brazili në

SPANJE – Lajmi i fundit që po qarkullon në Spanjë duket sensacional. Transferimi i Ancelottit në Brazil në qershor, që tani konsiderohet një marrëveshje e kryer, është pranë dështimit, siç zbuluan gazetarët në Relevo.

Në fakt, thuhet se Reali i Madridit ka bërë të ditur se nuk ishte i gatshëm ta lironte trajnerin 65-vjeçar para Kupës së Botës për Klube, siç kërkoi federata braziliane. Por ka më shumë se kaq, me sa duket, drejtuesit e klubit nuk është aspak I kënaqur me veprimin e trajnerit Italian i cili të martën ka udhëtuar për të takuar emisarë brazilianë në Londër .

Me sa duket ky ka qenë edhe takimi që shërbeu për të finalizuar marrëveshjen. Kalimi i Ancelottit në stolin e Seleçaos është pra në rrezik të madh dështimi. Brazili, i cili po nxiton të punësojë një trajner të ri, mund të vendosë t'i drejtohet përsëri Jorge Jesus, një profil i eksploruar tashmë në javët e fundit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll