Sport

VIDEO / PSG rikthen me këmbë në tokë Arsenalin, e mund brenda në Londër!

Pak më shumë se tri minuta lojë u mjaftuan futbollistëve të PSG-së për të zhbllokuar rezultatin në ‘Emirates’,

29 Prill 2025, 23:04 Nga DOSJA
VIDEO / PSG rikthen me këmbë në tokë Arsenalin, e mund

ANGLI – Në Londër luhet ndeshja e pare e gjysmëfinaleve të Champions League, mes Arsenalit dhe Paris SG. Një ndeshje që në letër spektakolare me “topçinjtë” që eliminuan në ruandin e shkuar Realin e Madridit, ndërkohë që PSG eliminoi Aston Vilën.

Por pak më shumë se tri minuta lojë u mjaftuan futbollistëve të PSG-së për të zhbllokuar rezultatin në ‘Emirates’, pas një aksioni të shpejtë të Kvarashkeljas që bën gjithçka mirë nga e majta dhe pason drejt qendrës për Dembele, i cili godet me të parët me topin që prek shtyllën e përfundon në rrjetë: 0-1.

Me këto shifra u mbyllën 45 minutat e para. Në pjesën e dytë Arsenali arrin të shënojë por është sistemi VAR që ndërhyn për të anulluar golin. Edhe ne minutat në vazhdim pavarësisjt shtimit të intensitetit nga lojtarët e Arsenalit rezultoi e pamundur që të paktën të evitonin humbjen duke mbyllur këtë takim të parë gjysmëfinal me shifrat 0-1.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll