Sport

Arteta: “Meritonim më shumë, por është ende e hapur 50 me 50!”

Mikel Arteta ndihet i hidhëruar pas humbjes së Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.

30 Prill 2025, 00:01 Nga DOSJA
Arteta: “Meritonim më shumë, por është ende e hapur 50

ANGLI - Mikel Arteta ndihet i hidhëruar pas humbjes së Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së. "Jam i zhgënjyer me rezultatin. I dhamë shumë ndeshjes. Në 10-15 minutat e para u munduam të gjenim ritmin dhe të dominonim - shpjegoi trajneri -. Është zhgënjyese që nuk kemi marrë të paktën një barazim".

"Goli i pësuar? Ky është gjithmonë rreziku, merita u takon atyre. Ata arritën të dilnin nga një situatë e komplikuar - shtoi ai -. Ne kishim shtatë lojtarë pas topit dhe ata ishin shumë të saktë, ndonjëherë thjesht duhet të dallosh talentin individual".

"Ne meritonim më shumë. Është vetëm fundi i pjesës së parë. Kjo është ajo që thashë pas ndeshjes kundër Real Madridit", përfundoi ai. "Duhet të shkojmë në Paris dhe të fitojmë. Do ta shqyrtojmë ndeshjen dhe do të përpiqemi të përmirësohemi në aspekte të ndryshme. Po, është 50/50."

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll