Aktualitet

EMËR+ FOTO/ U kap duke punuar në laborator droge, 41-vjeçari shqiptar dënohet me mbi 8 vite burg në Angli

Gjatë kontrollit fizik, autoritetet britanike i gjetën Lorenc Likas, një gamë të gjerë pajisjesh të përdorura për procesin e prodhimit të paligjshëm, brenda apartamentit në Bell Barn Road.

29 Prill 2025, 10:13 Nga E. D
EMËR+ FOTO/ U kap duke punuar në laborator droge, 41-vjeçari
Lorenc Lika

ANGLI- Një 41-vjeçar shqiptar është dënuar më 8 vite e 9 muaj burg pasi është kapur në një laborator kokaine në qendër të Birminghamit në Britaninë e Madhe. Gjatë kontrollit fizik, autoritetet britanike i gjetën Lorenc Likas, një gamë të gjerë pajisjesh të përdorura për procesin e prodhimit të paligjshëm, brenda apartamentit në Bell Barn Road.

Përveç kokainës autoritetet gjatën armën dhe municionin. 41-vjeçari, nga Bell Barn Road, pranoi posedimin e një arme zjarri, municionesh dhe drogë të Klasit A ​​me qëllim furnizimin.

Siç raportohet mes tyre u gjetën sasi kokainë dhe një pistoletë, të fshehura Brenda një kutie bizhuterish. Gjithashtu arrestimi i 41-vjeçarit u bë më 25 shkurt, ndërsa në 24 prill u dha dënimi nga gjykata e Birminghamit.

lorenc lika

Sondazh

Poll