Aktualitet

"As ma ndjen!" Blen shtëpi në bankë, ish-pronari ndërron bravën dhe e jep me qira

Meqë policia nuk pranoi të mbante një proces-verbal për sendet, që ishin në objekt vetë zonja hap shtëpinë e saj, duke mbledhur sendet e qiramarrësit të Agron Liles, të cilat i dorëzon në polici.

28 Prill 2025, 21:35 Nga r.ll
"As ma ndjen!" Blen shtëpi në bankë, ish-pronari
foto ilustruese

KSAMIL- Për çështjen e shtëpisë në Ksamil, “Stop” takoi ish-pronarin Agron Lile, i cili pranon që e ka zaptuar me vetëgjyqësi pronën e zonjës B.L, duke përmendur sërish shtesat që ka bërë.

Agron Lile: Ajo e ka marrë pjesën e saj.

Gazetari: Po jo, nuk e ka marrë…!

Agron Lile: Aty është një shtesë, shtesën unë i kam thënë merre ta gëzosh, me jep mua, çfarë investimi kam bërë dhe merre.

Gazetari: Po shtesën ajo nuk e do, mund ta prishë.

Agron Lile: Le ta prishi ajo, është me vetëdeklarim, që ta prishi ajo, duhet të dalë skualifikimi dhe le ta marri…!

Agron Lile: Ajo ka pronën, ka metrat e saj, t’i marrë, t’i gëzojë! Nuk i futem fare, po unë një metër e kam me vetdeklarim. Që ta marri ajo, duhet të skualifikohet, flasim siç është tani, ajo do marrë pjesën e saj, atë, që e kam timen nuk e le, edhe një metër, që kam timen, nuk e le, deri në momentin e skualifikimit. Po mirë mo, le të m’i japë mua lekët mua dhe le ta marrë siç është…

Gazetari: Po si të t’i japi lekët ty, kur nuk e ke me dokumente…?!

Agron Lile: Po e kam me vetëdeklarim.

Gazetari: Po nuk e ke me letra.

Agron Lile: Po vetëdeklarimi për çfarë është…? Mua s’ma ndjen fare për atë pronën atje, se kam prona plot.

Meqë policia nuk pranoi të mbante një proces-verbal për sendet, që ishin në objekt vetë zonja hap shtëpinë e saj, duke mbledhur sendet e qiramarrësit të Agron Liles, të cilat i dorëzon në polici.

Gazetari: Do mbani procesverbal kur ta hapë portën zonja, se kështu i thonë këta zotërinjtë? Na e shpjego pak.

Punonjësi i policisë Ksamil: Jo portën e hap privatisht, nuk e hapim ne.

Gazetari: Po, po, po!

Punonjësi i IMT: Duhet ta hapi në prezencën tuaj.

Punonjësi i policisë Ksamil: Jo, duhet ta hapësh ti.

Punonjësi i IMT: Jo unë, jo! Duhet ta hapi zonja.

Punonjësi i policisë Ksamil: Pse s’ja hap ti, po duhet ta hap unë?

Punonjësi i IMT: Po unë s’jam polic.

Kur u duk se gjithçka u zgjidh, të nesërmen Agron Lile shkon dhe shkallmon bravën dhe vë kamera në objekt, duke e kthyer situatën në pikën zero./Tvklan.al

agron lile ksamil

Sondazh

Poll