Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Makina merr para këmbësorin, humb jetën i moshuari

Mësohet se një 35 vjeçar, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç. Sipas policisë i moshuari u përplas nga automjeti teksa po kalonte trafikndarësen.

29 Prill 2025, 08:03 Nga E. D
Aksident në Tiranë/ Makina merr para këmbësorin, humb
foto ilustruese

TIRANË- Një aksidnet me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën “29 Nëntori” në Tiranë. Mësohet se një 35 vjeçar, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç. Sipas policisë i moshuari u përplas nga automjeti teksa po kalonte trafikndarësen.

Gjithashtu drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak. Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll