Bota

"Ne vlerësojmë jetën e njerëzve, jo paradat"/ Zelenskyy: Armëpushimi i Putinit një përpjekje për manipulim

Nëpërmjet një videomesazhi, Zelenskyy tha se kërkesa e Putinit që të ketë armëpushim deri më 8 maj është mashtrim, duke thënë se armëpushimi duhet të jetë i menjëhershëm, i plotë dhe pakushte.

28 Prill 2025, 22:55 Nga E. D
"Ne vlerësojmë jetën e njerëzve, jo paradat"/
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e cilësoi armëpushimin tre-ditor të shpallur nga homologu i tij rus Vladimir Putin si një përpjekje për manipulim. Zelenskyy tha gjithashtu në reagimin e tij se vlerësojnë jetën e njerëzve dhe jo paradat.

Nëpërmjet një videomesazhi, Zelenskyy tha se kërkesa e Putinit që të ketë armëpushim deri më 8 maj është mashtrim, duke thënë se armëpushimi duhet të jetë i menjëhershëm, i plotë dhe pakushte.

“Ne vlerësojmë jetën e njerëzve, jo paradat. Prandaj besojmë dhe bota beson se nuk ka asnjë arsye për të pritur deri më 8 maj. Armëpushimi nuk duhet të jetë vetëm për disa ditë, për t’u rikthyer pastaj te vrasjet. Ai duhet të jetë i menjëhershëm, i plotë dhe pa kushte për të paktën 30 ditë, në mënyrë që të jetë i sigurt dhe i garantuar. Ky është themeli që mund të çojë drejt diplomacisë së vërtetë”, ka deklaruar Zelenskyy.

Putin të hënën urdhëroi armëpushimin më 8-10 maj, që përkon me përkujtimet e Moskës për Luftën e Dytë Botërore, duke shkaktuar zemërim nga Kievi, i cili i kërkoi Moskës të ndalojë menjëherë armiqësitë. Por Ukraina tha se dëshironte një armëpushim të menjëhershëm me Rusinë për të paktën 30 ditë.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll