Ndërprerja e energjisë elektrike në mbarë vendin, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme
fotot ilustruese SPANJË- Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpalluar gjendjen e jashtëzakonshme pasi një ndërprerje e energjis&eu...
Serbia ka përjetuar që disa muaj protesta të udhëhequra nga studentët, të nxitura nga vdekja e 16 personave kur çatia e një stacioni hekurudhor u shemb në qytetin e Novi Sadit në nëntor.
SERBI- Studentët serbë të hënën i dhanë fund një bllokade dyjavore të zyrave të transmetuesit publik në Beograd, pasi ligjvënësit plotësuan një nga kërkesat e tyre dhe thirrën për zgjedhjen e anëtarëve të një organi rregullator të mediave.
Serbia ka përjetuar që disa muaj protesta të udhëhequra nga studentët, të nxitura nga vdekja e 16 personave kur çatia e një stacioni hekurudhor u shemb në qytetin e Novi Sadit në nëntor.
Vdekjet ndezën zemërimin e akumuluar prej kohësh lidhur me korrupsionin dhe mungesën e mbikëqyrjes të supozuar për projektet e ndërtimit dhe zhvillimit. Qindra studentë, të mbështetur nga qytetarë si dhe nga drejtues të disa universiteteve, kanë bllokuar që nga 14 prilli dy zyra të Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në kryeqytet, selinë qendrore në Beograd dhe një studio.
Ata kishin bllokuar gjithashtu Radio Televizionin e Vojvodinës (RTV) në Novi Sad, megjithatë kjo bllokadë kishte zgjatur vetëm një ditë. Ata akuzuan transmetuesit kombëtarë për injorimin e protestave të tyre dhe kërkuan raportim në interes të publikut dhe një zgjedhje transparente të anëtarëve të organit rregullator të medias.
Më herët të hënën, një komision parlamentar bëri thirrje për zgjedhje të anëtarëve të Autoritetit Rregullator për Mediat Elektronike (REM).
“Bllokada e RTS-së ka përfunduar”, shkruajtën studentët në Instagram, ndërsa të tjerë brohorisnin “Fitore, fitore!” teksa vallëzonin përpara zyrës së RTS-së në Beograd, sipas një reporteri të AFP-së.
“Nuk është një fitore e plotë. Megjithatë, e arritëm pjesërisht”, tha për AFP-në Nada Bokatereviç, një studente e ekonomisë.
Protestat kanë rritur presionin mbi qeverinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke çuar në dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe kryeministren. Vuçiç ka alternuar thirrjet për dialog me akuzat se studentët po përpiqen të organizojnë një “revolucion ngjyrash”./REL
fotot ilustruese SPANJË- Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpalluar gjendjen e jashtëzakonshme pasi një ndërprerje e energjis&eu...
fotot ilustruese SERBI- Në Fakultetin e Sportit dhe Edukimit Fizik në Novi Sad ka shpërthyer tension mes studentëve dhe policisë m...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar sot mediat amerikane si të sëmura dhe tha se duhet të jen...
foto nga madridi SPANJË- Operatori spanjoll i energjisë Red Electrica ka lëshuar një deklaratë në lidhje me zonat ku ës...
Kate dhe William UELLS- Princi i Uellsit William dhe Princesha Kate festojnë nesër 14-vjetorin e martesës. Siç d...
foto ilustruese RUSI- Ndërsa lufta në Ukrainë monopolizon interesin e komunitetit global, një zhvillim paralel, më pak i...
foto ilustruese GAZA- Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë tha se sulmet izraelite të hënën vranë të paktën 40 perso...
Pedro Sánchez SPANJË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje për përdorim të përgjegj...
macron, witkoff, rubio EVROPË- Gjatë javëve të fundit, shtetet evropiane, kryesisht Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kan...
Ursula Von der Layen BRUKSEL- Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, ka deklaruar se Komisioni është në kontakt me autoritetet kom...