Bota

"Shumë shtete kanë bërë oferta të mira për të shmangur tarifat", sekretari amerikan i Thesarit: Një nga marrëveshjet e para tregtare të SHBA mund të jetë me Indinë!

Bessett, duke folur për CNBC, tha se SHBA ka pasur gjithashtu negociata thelbësore me Japoninë dhe se diskutimet me partnerët e tjerë tregtarë aziatikë po shkojnë mirë.

28 Prill 2025, 15:28 Nga N.F
"Shumë shtete kanë bërë oferta të mira për
Besant

SHBA- Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Besant tha të martën se shumë partnerë të mëdhenj tregtarë të SHBA-së kanë bërë oferta shumë të mira për të shmangur tarifat e SHBA-së. Sipas tij një nga marrëveshjet e para që do të nënshkruhen mund të jetë me Indinë.

Bessett, duke folur për CNBC, tha se SHBA ka pasur gjithashtu negociata thelbësore me Japoninë dhe se diskutimet me partnerët e tjerë tregtarë aziatikë po shkojnë mirë. Ai shtoi se lëvizjet e fundit nga Kina për të përjashtuar disa produkte amerikane nga tarifat e saj hakmarrëse tregojnë se ajo dëshiron të de-përshkallëzojë tensionet tregtare me SHBA.

shba indi

Sondazh

Poll