Bota

Ndërprerja masive e energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe pjesë të Francës/ PAMJE dhe DETAJE rreth kaosit të krijuar

Daily Mail shkruan se e gjithë Valencia dhe Barcelona ishin pa energji elektrike, i gjithë rrjeti hekurudhor i Spanjës u mbyll, shërbimet e internetit pushuan së funksionuari dhe pati kaos në rrugë me rritjen e trafikut. 

28 Prill 2025, 15:01 Nga E. D
Ndërprerja masive e energjisë elektrike në Spanjë,
pamje nga vendngjarja

SPANJË- Spanja, Portugalia dhe Franca janë goditur nga ndërprerjet e shumta të energjisë elektrike, me skena kaosi të raportuara në qytetet evropiane. Daily Mail shkruan se e gjithë Valencia dhe Barcelona ishin pa energji elektrike, i gjithë rrjeti hekurudhor i Spanjës u mbyll, shërbimet e internetit pushuan së funksionuari dhe pati kaos në rrugë me rritjen e trafikut. 

Ndërsa imazhet në internet tregojnë se rrjetet hekurudhore në qytetet spanjolle janë zhytur në kaos, me njerëzit që u evakuuan nga tunelet ndërsa ndërprerjet e energjisë goditën stacionet e nëndheshme dhe trenat ndaluan. Gjithashtu shkaku i ndërprerjeve ende nuk është i qartë. 

Siç raportohet kjo erdhi pasi rrjeti i Spanjës javën e kaluar funksionoi tërësisht me energji të rinovueshme për herë të parë. Pjesë të Francës humbën gjithashtu energjinë pas ndërprerjeve në Spanjë dhe Portugali, konfirmoi operatori i rrjetit të vendit. Po ashtu ndërprerje të tjera janë raportuar deri në Belgjikë.

Sipas kompanisë kombëtare elektrike etë Portugalisë REN, një zjarr në malin Alaric në jug-perëndim të Francës, i cili dëmtoi një linjë elektrike të tensionit të lartë është identifikuar gjithashtu si një shkak i mundshëm. E-Redes, një kompani portugeze e monitorimit të rrjetit elektrik, tha se po hetonte shkakun e ndërprerjes, të cilën e përshkroi si ‘një problem më të gjerë evropian.

"Planet për të rivendosur furnizimin me energji elektrike janë aktivizuar në bashkëpunim me kompanitë në sektor pas asaj që ndodhi në sistemin gadishullor," tha operatori i rrjetit elektrik të Spanjës Red Eléctrica shkroi në X. 

spanje

Sondazh

Poll