Bota

Ndërprerja e energjisë elektrike në Portugali, metroja ngec në gjysmë të rrugës, pasagjerët dalin dhe ecin në shina (VIDEO)

Kaos mbizotëron në qendër të Portos, pasi semaforët nuk funksionojnë. Sidomos në rrugët Clérigos dhe Aliados, problemi është i madh.

28 Prill 2025, 14:30 Nga N.F
Ndërprerja e energjisë elektrike në Portugali, metroja ngec
Pamje

PROTUGALI- Panik ka shpërthyer mes pasagjerëve në transportin publik në Portugali, pas ndërprerjes së energjisë elektrike që ka përfshirë Spanjën dhe Francën. Në Portugali raportohet se zona në të gjithë vendin janë pa energji, ndërsa sipas kompanisë së furnizimit me energji elektrike E-REDES.

Ndërprerja e energjisë elektrike është shkaktuar nga një problem në rrjetin elektrik europian, i cili preku rrjetin kombëtar. Videot e publikuara në rrjet tregojnë pasagjerë që dalin nga metroja e fikur në mes të rrugës. Në video të tjera, njerëzit shihen duke zbritur nga metroja e ndalur e Lisbonës dhe duke ecur në rrugë të ashpra midis binarëve. 

Kaos mbizotëron në qendër të Portos, pasi semaforët nuk funksionojnë. Sidomos në rrugët Clérigos dhe Aliados, problemi është i madh. Drejtuesit e mjeteve po tentojnë të koordinojnë vetë trafikun, në dy arterie ku janë grumbulluar qindra automjete.

Probleme me qarkullimin ka edhe në rrugët e Lisbonës. Në rrugët kryesore të kryeqytetit portugez, situata është e rrezikshme për aksidente. Këmbësorët janë më të rrezikuarit, pasi po u kërkojnë drejtuesit e mjeteve që t'i lejojnë të kalojnë rrugën.

 

ndërprerja e energjisë elektrike në portugali

Sondazh

Poll