Politike

Sondazhi i Dosja.al/ Çfarë mendojnë shqiptarët për sondazhet e publikuara nga mediat për zgjedhjet e 11 majit: 74% mosbesues

Gjithsej në këtë sondazh janë përgjigjur 1538 persona. 74% e personave që janë përgjigjur kanë zgjedhur përgjigjen Jo, ç'ka do të thotë se ata nuk i besojnë sondazhet e publikuara nga mediat.

27 Prill 2025, 20:17 Nga N.F
Sondazhi i Dosja.al/ Çfarë mendojnë shqiptarët për
Foto

TIRANË- Së fundmi nëpër media të ndryshme janë publikuar sondazhe në lidhje me zgjedhjet e 11 majit dhe mbështetjet që kanë partitë politike para zgjedhjeve. Në lidhje me këto rezultate të publikuara, Dosja.al ka publikuar një sondazh ku janë pyetur ndjekësit nëse i besojnë të dhënat që kanë publikuar këto sondazhe.

Gjithsej në këtë sondazh janë përgjigjur 1538 persona. 74% e personave që janë përgjigjur kanë zgjedhur përgjigjen Jo, ç'ka do të thotë se ata nuk i besojnë sondazhet e publikuara nga mediat. 19% janë përgjigjur që i besojnë ndërsa 7% kanë qenë skeptikë dhe janë përgjigjur me Nuk e di. Duhet theksuar se shumica nuk i besojnë këto sondazhe dhe vërtetësinë e tyre.

Sondazhet nuk janë asnjëherë përcaktues të së vërtetës dhe pëlqyeshmërisë së votuesve pasi shpesh herë nuk dihet sesi zgjidhen të anketuarit. Gjithashtu anketimet para zgjedhjeve jo gjithmonë janë të saktë dhe se gjithçka mbetet në dorë të votuesve në zgjedhjet e 11 majit për të shprehur pëlqimin për qeverinë e ardhshme përmes votës.

A i besoni sondazhet që janë publikuar deri tani në media:

Po: 19%

Jo: 74%

Nuk e di: 7%

Vota gjithsej 1538

Sondazhi i Dosja.al/ Çfarë mendojnë shqiptarët për

sondazh parti zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll