Politike

Rama: Nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë turp atyre burrave që nuk do të shkojnë në votime!

Ai më tej shprehu bindjen e tij se PS do të fitojë në zgjedhjet e 11 majit dhe se disa qytete do të thyejë rekorde.

27 Prill 2025, 18:26 Nga N.F
Rama: Nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë
Rama

VLORË- Kryeministri Edi Ram gjatë fjalës së tij në takim me gratë dhe vajzat në Vlorë ka theksuar se në zgjedhjet e 11 majit ky qytet duhet të thyejë çdo rekord. Rama u shpreh se qytetarët nëse e duan Vlorën më 11 maji duhet të dalin dhe të votojnë.

Ai më tej shprehu bindjen e tij se PS do të fitojë në zgjedhjet e 11 majit dhe se disa qytete do të thyejë rekorde. Sipas tij nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë turp atyre burrave që nuk do të shkojnë në votime.

"Nëse ka zgjedhës burra dhe djem në Shqipëri që në ditën e votimi duhet që të çohën dhe të shkojnë të votojnë janë burrat dhe djemtë e Vlorës dhe pastaj edhe gratë dhe vajzat. Nëse doni më shumë për Vlorën unë dua më shumë nga Vlora në 11 maj. Dhe unë kam bindjen absolute që nëse Vlora përtej të gjitha të tjerave ujësjellsave, kanalizimeve, mbahet për sensin e historisë dhe nëse ju burrat dhe djemtë e Vlorës keni dëshirë që të flisni për Ismail Qemalin duhet që të provoni.

Në 11 maj PS do të fitojë në të gjithë vendin dhe në disa qarqe do të thyej rekord. Nëse Vlora nuk thyen rekord ky do të jetë turpi i atyre burrave që nuk do të shkojnë në votime. Ju duhet ta merrni në krahë Vlorën dhe të mos lini shoqe dhe fqinje dhe krushkë pa çuar në votim', tha ai.

rama

Sondazh

Poll