Politike

VIDEO/ Rama: Me gratë ne mbushim një sallë si kjo! Ata të tjerët me kashtën dhe ko*** e tyre

Rama u shpreh se gratë janë trupa që udhëheqin betejën e tyre por ai theksoi se nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë. Ai nuk ka nguruar ta lëshojë gojën teksa ka ironizuar dhe sharë personat që marrin pjesë në takimet e opozitës.

27 Prill 2025, 18:00 Nga N.F
VIDEO/ Rama: Me gratë ne mbushim një sallë si kjo! Ata të
Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme po zhvillon një takim me gratë dhe vajzat në Vlorë. Gjatë fjalës së tij Rama ka folur në lidhje me faktin se ai zhvillon takime vetëm me gratë dhe se burrat i përjashton nga takimet e tij ndërsa kohët e fundit edhe i ka ofenduar. 

Rama u shpreh se gratë janë trupa që udhëheqin betejën e tyre por ai theksoi se nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë. Ai nuk ka nguruar ta lëshojë gojën teksa ka ironizuar dhe sharë personat që marrin pjesë në takimet e opozitës. Rama u shpreh se opozita i zhvillon takimet me kashtën dhe ko*et e tyre. Duhet theksuar se kryeministri në takimet e tij elektorale ka përdorur shpesh herë fjalor të papërshtatshëm të cilat kanë sjellë reagime të shumta.

"Çfarë është ky hall i madh që Edi Rama mbledh vetëm gratë? Këtu në Vlorë po e kthej përgjigjen për herë të parë. Çfarë shikoni këtu vërdallë nuk janë gra dhe vajza të mbledhura për të duartrokitur, por janë trupa që udhëheqin betejën tonë, për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve në të gjithë qarkun e Vlorës, dhe kjo nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë. Por nga ana tjetër, ky është superioriteti ynë, sepse vetëm me gratë e pararojës ne mbushim një sallë si kjo, sesa me ata të tjerë me kashtën dhe ko*et e tyre,' tha ai.

rama

Sondazh

Poll