Politike

Kontrata e lobimit të PD në SHBA, Prokuroria e Posaçme nis verifikimet

Partia Demokratike njoftoi një ditë më parë ka nënshkruar një kontratë lobimi 6 milionë dollarëshe për dy vjet me një firmë në Uashington DC.

27 Prill 2025, 14:43 Nga r.ll
Kontrata e lobimit të PD në SHBA, Prokuroria e Posaçme nis
selia e pd

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA. 

Ju informojmë si vijon: Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike”, thuhet në njoftimin e zyrës të SPAK.

Partia Demokratike njoftoi një ditë më parë ka nënshkruar një kontratë lobimi 6 milionë dollarëshe për dy vjet me një firmë në Uashington DC.

Në reagimin e saj, PD-ja theksoi se ka qenë komuniteti shqiptaro-amerikan që përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e mardhënieve miqësore të PD-së me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA-së. 

PD-ja thekson se kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë në SHBA. Në fund PD shton se edhe pse ka dhënë dakordësinë, nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual nga marrëveshja. 

pd shba

Sondazh

Poll