Sport

Të gjithë, sot sytë drejt zonës së rënies... përfundon dita e 31-të e Bundesligës

Luftohet për mbijetesë, ende nuk janë përcaktuar skuadrat që sezonin e ardhshhëm kalojnë në Bundesligën 2

27 Prill 2025, 15:30 Nga DOSJA

GJERMANI - Me festën e Bayern Munichut të shtyrë vetëm me një javë, vëmendja në Bundesligë këtë të dielë do të përqendrohet në zonën e rënies.

Bochum i renditur në fund do të tentojë të rikthehet në lojë në këtë ndeshje të 31-të të kampionatit në ndeshjen në shtëpi kundër Union Berlin.

Ndeshja tjetër do të shohë St. Pauli, i katërti nga fundi në tabelë, të përballet me Werder Bremen, të cilët janë në një pozicion komod në renditje.

Dita e ardhshme e Bundesligës do të jetë një festë titulli për bavarezët e Vincent Kompany, edhe nëse do të jenë pa Harry Kane për shkak të pezullimit.

Të gjithë, sot sytë drejt zonës së rënies...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll