Sport

VIDEO / Tuci po arrin formën pas dëmtimit të gjatë, ndërkohë që gjen edhe golin!

Në 15 paraqitje, Tuci ia ka dalë që të shënojë 4 gola e të asistojë në një tjetër.

27 Prill 2025, 15:10 Nga DOSJA
VIDEO / Tuci po arrin formën pas dëmtimit të gjatë,

ÇEKI - Indrit Tuci është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sparta e Pragës B po luan në shtëpi përballë Zlin. Sfida e vlefshme për javën e 25-të, është momentalisht 1-0.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që tundi rrjetën për të tijëtn në minutën e 53-të të sfidës. Ai është pjesë e ekipit B, për shkak se prej muajsh është i dëmtuar dhe është dërguar tek të rinjtë për t’u rikuperuar.


Këtë sezon 24-vjeçari ka vuajtur shumë nga dëmtimet, teksa nuk ka pasur mundësi të tregojë veten. Në 15 paraqitje, Tuci ia ka dalë që të shënojë 4 gola e të asistojë në një tjetër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll