Sport

VIDEO / Milani vazhdon ecurinë pozitive, mundin Venezian në shtëpi dhe e shtyjnë drejt Serisë B!

Kuqezinjtë u rikthyen te suksesi në kampionat, pasi mposhtën Venezian në transfertë me rezultatin 2-0.

27 Prill 2025, 14:55 Nga DOSJA
VIDEO / Milani vazhdon ecurinë pozitive, mundin Venezian në

ITALI - Fitorja në derbi ndaj Interit, duket se i ka dhënë zemër Milanit. Kuqezinjtë u rikthyen te suksesi në kampionat, pasi mposhtën Venezian në transfertë me rezultatin 2-0.

Golat e shënuar nga Pulisic në minutën e 5-të dhe Gimenez në minutën e 96-të, i dhanë fitoren kuqezinjve. Pavarësisht fitores, Milani mbetet në vendin e nëntë me 54 pikë dhe zona e Europës duket ende shumë larg.

Në krahun tjetër, Venezia renditet në vendin e 19-të me 25 pikë dhe është me një këmbë në Serinë B.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll