Aktualitet

Temperatura deri në 26 gradë, ja si pritet të jetë moti ditën e sotme

Temperaturat minimale të ajrit do të variojnë nga 7 gradë në zonat malorë deri në 14 gradë në zonat e ulëta.

27 Prill 2025, 07:20 Nga r.ll
Temperatura deri në 26 gradë, ja si pritet të jetë moti
foto ilustruese

TIRANË- Dita e sotme do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat minimale të ajrit do të variojnë nga 7 gradë në zonat malorë deri në 14 gradë në zonat e ulëta.

Ndërsa temperaturat maksimale në zonat malorë do të jenë 21 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet deri në 26 gradë.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, prej orëve të pasdites era ndryshon drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

moti

Sondazh

Poll