Politike

‘A do me të qit Ramën, më gjej një dashnore’/ Bisedat e ngrohta mes Qefalisë dhe Robert Agës, premtimet e Ulsi Manjës

18 Janar 2020, 12:27 Nga DOSJA
‘A do me të qit Ramën, më gjej një dashnore’/

TIRANE- Pjesë e dosjes voluminoze të përgjimeve të publikuara nga BILD, është edhe fragmenti i bisedës mes shefit të Komisariatit Dibër, Robert Aga, me një sërë eksponentësh të rëndësishëm të Partisë Socialiste. Aga, sot i shkarkuar nga detyra pasi i vëllai iu arrestua si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Greqia, përmes Shqipërisë e më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian, e pëson për herë të dytë nga socialistët. Hera e parë, është 10 ditë pas kësaj bisede, të shtatorit të vitit 2016, kur pas zgjedhjeve në Dibër, socialistët ishin mbledhur për të festuar. Në këtë bisedë, socialistët i premtuan me radhë Agës, transferimin e kërkuar prej tij, nga Dibra për në Bulqizë, ndërsa si garantor kishte dalë Xhemal Qefalia. Ndërkohë, që e vërteta rezultoi ndryshe dhe Aga… u mjaftua me arrestimin e të vëllait. Më 26 shtator 2016, i vëllai i tij, Pajtimi pati arrestimin e tij të parë për drogë, ku u kap me 320 gramë kokainë. Ky episod, i prishi planet Agës, i cili u pezullua edhe asokohe nga detyra, por në vitin 2017, ai erdhi sërish në radhët e Policisë së Dibrës, për t’u shkarkuar sot sërish për shkak të të vëllait.

Biseda mes socialistëve dhe Robert Agës:

Përgjimi numër 3.

Robert Aga: O shoku im si je

Xhemal Qefalia:Ej jam me i tavoline ku ke qef me shku ti në Bulqizë a ?

Robert Aga: : Po

Xhemal Qefalia: Ok hajt , cao . Jemi ketu me kryeministrin dhe ministrin

Robert Aga: Jo, unë ju garantoj t’u jap sa t’iu dojë qefi

Xhemal Qefalia:Sepse mos bim atë Arben Keshin aty , si thu ?

Robert Aga: Po mirë më.

Xhemal Qefalia: Për kokë tate po …Do të dërgoj foto nga tavolina?

Robert Aga :Po më gjete nai dashnore, çi dua fotot

Xhemal Qefalia Pse e mbylle, ja ta nxjerr icik ministrin se na cave b*thën , foli. Ej foli içik ktij shefit të komisariatit Bert Agës.

Saimir Tahiri: Alo , o Bert.

Robert Aga: Mirmroma si je ?

Saimir Tahiri:Nuk shko kjo punë që ma jep Xhemali telefonin dhe të falenderoj unë ty. Nuk shkon kjo .

Robert Aga: Jo të lutem .

Saimir Tahiri: Nga pikpamja institucionale nuk shkon.

Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjy

Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin , je i madh.

Robert Aga: E kam detyrim

Saimir Tahiri: Je i madh , edhe mos e rruj k*** për atë që thonë ata se sna e ha trapi për ata legena.

Robert Aga: Unë jam ushtari jot

Xhemal Qefalia Ke të fala dhe nga Ulsiu. Foli pak Ulsiut

Ulsi Manja: Ku je mër vlla?

Robert Aga: Në Peshkopi ? Cbëni mo ?

Ulsi Manja: Hic më me kryeministrin.

Robert Aga: Ej mu më duhet me shku pak atje .

Ulsi Manja: Ku mër?

Robert Aga: Te Bulqiza po u ndrrum .

Ulsi Manja: Ne thomi për të shkosh për  ma lart mër burrë .

Robert Aga: Mirë më mirë ju e dini , por unë kam qef dhe atë .

Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu, bisedo me Xhemalin se kët e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë ne bëjm llafe të vish për ma nolt , për nai gjo ma të madhe se mu mduken gjona të vogla ato o miku im.

Robert Aga: Mirë mirë…

Ulsi Manja: Mbaje me xhemalin në koerent se këtë kemi organizu si kryetar komisioni .

Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.

Ulsi Manja: Oo Xhemali i komiosionit të sigurisë , e keni si shef sot dakort.

Robert Aga: Ai thotë jam ushtar i Bertit, Berti ka qenë komandati im.

Ulsi Manja: Në rregull në rregull.

Xhemal Qefalia: Hëmër ti se mça trapin mu , kush jam unë ?

Robert Aga: Ej po si ma nxjerr mu ministrin në telefon o k**e ?

Xhemal Qefalia: Po ti je shoku im , mos më çaj k*** mu , do të qis  Ramën, ti folësh Ramës?

Robert Aga: Po lëre o vlla tashi , shift ma bosh ato shkresën nga Bulqiza.

Xhemal Qefalia: Mos na çaj b*thën tashi  A je shoku im ? Mos na çaj b*thën..

Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem .

Xhemal Qefalia: Hajde vlla ciao!

Dje u arrestua vëllai i Rober Agës, Pajtim Aga. Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor. Më 2018-n, Aga humbi edhe të birin, Mateon. 21-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara dhe familjarët pretenduan se mund të jetë rrëmbyer. Aga, u arrestua nga policia, si pjesë e një rrjeti trafikantësh që kalonte kanabis në formë çokollate nga Greqia, përmes Shqipërisë dhe me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pajtim aga robert aga saimir tahiri shkarkohet robert aga ulsi manja xhemal qefalia pajtim aga robert aga saimir tahiri shkarkohet robert aga ulsi manja xhemal qefalia

Sondazh

Poll