Politike

‘Vllau si shkau’/ Majko shkrin me batuta të ftuarit në Kosovë, tregon për vitin ’99: Ishim gati të vrisnim njëri-tje

18 Janar 2020, 10:16 Nga DOSJA
‘Vllau si shkau’/ Majko shkrin me batuta të ftuarit në

KOSOVË– Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka mbajtur një fjalim në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri” ku edhe ka folur për detyrën e tij në vitin 1999, gjatë kohës kur Kosova ishte në luftë me Serbinë. 

Me batutë Majko ka pranuar se dy vendet e kanë mërzitur shpesh herë njëri-tjetrin, por kjo ishte normale për dy kombe ‘vllazën’. Ministri i Diasporës foli edhe për Shengenin e Ballkanit duke u shprehur se e kishte të vështirë ta pranonte pasi nuk falte,por kishte kuptuar se ishte për të mirën e popullit dhe kishte vendosur të ndryshonte. 

Ne ndjehemi keq kur na falenderoni. Sepse ne jemi vllau juaj dhe vëllai edhe falenderohet edhe jo. A të mërzit vëllai? Po edhe të mërzit. Si thoni ju në Kosovë? Vllai i shkiau. Në ato momente na shkonte ndër mend që do të na përmendej emri brez pas brezi…për keq. Ne ishim gati të vriteshim në ’97 por u mboldhëm dhe thamë Kosova nuk mund të humbasi ne duhet të bashkohemi. S’jam nga ata që fal kollaj por ja që duhet bërë. E kam të vështirë të konceptoj lëvizjen e lirë. Por duhet ta bëj se duhet të ndryshojmë. Në 99 e kuptuam se nuk bënim dot pa njëri-tjetrin,”-tha Majko në fjalën e tij. 

 

Në të njëjtin event, presidenti Ilir Meta kujtoi ditën kur NATO ka bombarduar trupat serbe në Kosovë, ka pasur edhe një gëzim tjetër. Ai u shpreh se më 24 mars kishte 30 vjetorin të cilin nuk kishte mundur që ta festonte.

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike “faleminderit shqipëri” kosocve pandeli majko “faleminderit shqipëri” kosocve pandeli majko

Sondazh

Poll