27 Prill 2025, 11:43
Nga r.ll
edi rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot rreth procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Rama u shpreh se në aspektin e mbrapambetjes në raport me të tjerët, Shqipëria ishte shumë e ngjashme me Afganistanin.
Ndërkohë sot sipas tij, Afganistani është kthyer përsëri te regjimi i talebanëve, ndërsa Shqipëria ka mundësinë të anëtarësohet në BE. Kreu i qeverisë tha se procesi i negociatave është një dialog me dy palë, për të cilin janë angazhuar nga 1 mijë veta. Kjo për shkak sepse procesi i prek të tëra, çdo gjë që lidhet me shtetin.
"Unë dua të fokusohem përgjigjen rreth BE-së, sepse e mendoj si për veten time: nëse nuk do isha në këtë detyrë dhe nuk do isha i detyruar që të mësoja, nuk do kisha idenë e kompleksitetit dhe dobishmërisë së atij procesi. Unë e përdor herë pas here si krahasim që Shqipëria në aspektin e mbrapambetjes në raport me të tjerët ishte shumë e ngjashme me Afganistanin, dhe faktikisht Shqipëria sot është në një nivel tjetër dhe është pranë realizimi i një ëndrre të vjetër të përkatësisë europiane të saj, ndërsa Afganistani u kthye përsëri te talebanët.
Dallimi është këtu: ata nuk e kanë mundësinë që kemi ne. Ne kemi mundësinë që të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian. Nuk është çështje hyrja në BE, është rrugë, është hyrje dijesh për shtetbërje. Një sasi dije që transferohet nga BE drejt nesh në të gjithë sektorët dhe po të shikosh sot çfarë është procesi i negociatave, atëherë kupton se sa e pamundur do të ishte të arrinim edhe këtu ku kemi arritur, dhe më pas ku do arrijmë, po të mos e kishim këtë mundësi. Procesi i negociatave është një dialog me dy palë që angazhojnë nga 1 mijë veta. Sepse procesi i prek të tëra, çdo gjë që lidhet me shtetin",-tha Rama.
edi rama ne vlore
Politike
27 Prill 2025, 11:35
r.ll
sali berisha
SELANIK- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet sot në Selanik ku po zhvillon një takim elektoral me shqiptar&eum...
Politike
27 Prill 2025, 11:20
r.ll
edi rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në Vlorë, prezantoi edhe disa nga investimet e bëra për 10 vjet...
Politike
27 Prill 2025, 11:09
r.ll
yuri kim dhe kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka rrëfyer për një bisedë telefonik...
Politike
27 Prill 2025, 11:05
r.ll
edi rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale ditën e sotme në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me p...
Politike
27 Prill 2025, 10:39
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as pas për tentimit të shtatë...
Politike
27 Prill 2025, 09:01
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Deputetët do të mblidhen mëngjesin e sotëm me qëllim për ta konstituuar Kuvendin e Kosovë...
Politike
27 Prill 2025, 08:57
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të jetë pjesë e një takimi elektoral me shqiptarët q...
Politike
26 Prill 2025, 22:02
I.A
Vjosa Osmani dhe Trump
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...
Politike
26 Prill 2025, 21:47
I.A
PD
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur kontratën e lobimit të fondacionit Shqiptaro-Amerikan me SHBA-në. PD-ja thekson se ka q...
Politike
26 Prill 2025, 20:49
I.A
Sali Berisha
POGRADEC- Kryedemokrati Sali Berisha ka lëshuar një tjetër mesazh të fortë në drejtim të kryeministrit Edi ...