Politike

Rama: Në një dekadë kemi investuar në qarkun e Vlorës 1.27 miliardë euro

Gjatë takimin me pedagogët dhe studentët në qytetin e Vlorës, Rama prezantoi disa nga arritjet e qeverisë në vitet e fundit.

27 Prill 2025, 11:20 Nga r.ll
Rama: Në një dekadë kemi investuar në qarkun e Vlorës
edi rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në Vlorë, prezantoi edhe disa nga investimet e bëra për 10 vjet në fusha të ndryshme në qytetin e Vlorës.  Rama tha se në total në një dekadë janë investuar në qarkun e Vlorës 1.27 miliardë euro.

"Rigjenerimi urban, kemi bërë 140 projekte me 172 milionë euro vlerë. Këtu jemi projektet që lidhen me mjedisin dhe zonat e mbrojtura, janë 121 projekte me vlerë 11 milionë euro. Këtu kemi një tjetër element të rëndësishëm, po ashtu edhe në këtë pikë shumica nuk kanë informacion: vetëm në qarkun e Vlorës janë investuar 124 projekte në ujësjellës-kanalizime me vlerë 226 milionë euro.

Këtu jemi te energjia, ju e dini çfarë problemi ka qenë me energjinë dhe sa problem është sfida e furnizimit me energji kur rriten kaq shpejt nevoja dhe kërkesa. Dhe vetëm në Vlorë janë bërë 4 projekte me 120 milionë euro. Bujqësia vetëm për qarkun e Vlorës është 85 projekte për 65 milionë euro.

Këtu jemi te arsimi, 75 projekte për 29 milionë euro. Shëndetësia, 73 projekte për 18 milionë euro. Sporti, 2.4 milionë euro projekte për sportin, ku përfshihen palestrat, terrenet sportive, etj. Në kulturë është investuar një vlerë prej 15 milionë eurosh në 10 vitet e fundit dhe besoj duhet të kemi edhe totalin. Në total, në një dekadë ne kemi investuar në qarkun e Vlorës 1.27 miliardë euro.", tha Rama.

edi rama ne vlore

Sondazh

Poll