Politike

Protestat pas vrasjes së Klodian Rashës, Kryemadhi zbulon telefonatën me Yuri Kim: Më kërkoi të tërhiqja të rinjtë nga këto tubime, ndryshe tha...

Kryemadhi ka treguar se telefonata është zhvilluar në kohën e protestave pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie në dhjetor të vitit 2020.

27 Prill 2025, 11:09 Nga r.ll
Protestat pas vrasjes së Klodian Rashës, Kryemadhi zbulon
yuri kim dhe kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka rrëfyer për një bisedë telefonike me ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku bëri dhe një deklaratë të fortë. 

Në një intervistë për A2CNN, Kryemadhi ka treguar se telefonata është zhvilluar në kohën e protestave pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie në dhjetor të vitit 2020. Deputetja është shprehet se ish-ambasadorja i ka kërkuar që të tërhiqte të rinjtë nga këto protesta, kërkesë të cilën Kryemadhi tha se nuk e pranoi.

“Rastin e Klodian Rashës besoj e mbani mend se çfarë u bë. Dhe më ka marrë Yuri Kim në telefon dhe më ka thënë tërhiqi të rinjtë nga protesta se ndryshe nuk të vij në Jalë. Po kush të ka ftuar ty moj zonjë. Se duhet të të ftoj që të vish ti. 

Dhe e dyta këta të rinj kur e panë se si Ambasada e BE dhe Ambasada amerikane, ishin me policin që e vrau Klodian Rrashën, dalin dhe më bëjnë politikë dhe moral mua për drejtësi, normal që do të ikë ky i riu. Do ikin nëse nuk i ofron siguri, shëndetësi, se ne e pamë tani çfarë ndodhi.", tha Kryemadhi.

Vrasja e Klodian Rashës

Ngjarja e rënë ndodhi mbrëmjen e 8 dhjetorit të vitit 2020, në një kohë që e gjithë vendin ishte i izoluar për shkak të pandemisë së COVID-19. I riu Klodian Rasha sipas dëshmisë së familjarëve kishte dal për të marrë një paketë, pikërisht në këtë moment është pikasur nga patrulla e forcave 'Shqiponja' ku pjesë e ekipit ishte dghe Nevaldo Hajdaraj.

Sipas dëshmisë së Hajdaraj, ai i kishte bërë thirrje Rashes të ndalonte por ky i fundit kishte vrapuar për të futur në rrugicën e shtëpisë së tij ku dhe u qëllua për vdekje duke ndërruar jetë në vend. Në dëshminë e dhënë ish-efektivi shprehet se ka qëlluar pasi ka dyshuar se i riu kishte armë dhe donte ta qëllonte por kjo u hodh poshtë nga hetimet që konfirmuan se Rasha ishte i pa armatosur.

Ngjarja bëri bujë politike dhe sociale ku u organizuan dhe protesta të dhunshme para ministrisë së Brendshme ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës i vendosi dhe emrin e tij rrugës ku dhe dha frymën e fundit pas të shtënës së armës 25-vjeçari Klodian Rasha.

monika kryemadhi yuri kim

Sondazh

Poll