Aktualitet

Kishte krijuar depo poshtë timonit të mjetit, kapet me 2.5 kilogramë kokainë shqiptari në Greqi

Mediat greke theksojne se gjithçka ka ndodhur kur efektivët e policisë, kanë kryer kontrollin e makinës dhe banesës së shqiptarit në Hania.

26 Prill 2025, 22:18 Nga I.A

Kishte krijuar depo poshtë timonit të mjetit, kapet me 2.5

GREQI- Autoritetet greke kanë kapur një sasi të madhe droge gjatë një hetimi që kanë zhvilluar ndaj një 34-vjeçari shqiptar. Mediat greke theksojne se gjithçka ka ndodhur kur efektivët e policisë, kanë kryer kontrollin e makinës dhe banesës së shqiptarit në Hania.

Në fakt, gjatë kontrollit në makinë, autoritetet gjetën një depo poshtë timonit ku 34-vjeçari kishte një qese me kokainë. Në total, autoritetet gjetën dhe sekuestruan 2 kilogramë e 465 gramë kokainë, e ndarë në 197 pako të improvizuara, 1 peshore precize, 3.000 euro të ardhura nga trafiku i drogës, 1 celular si mjet për lehtësimin e komunikimit në tregtimin e drogës dhe 3 media dixhitale për ruajtjen e të dhënave (USB sticks).

Gjithashtu u sekuestrua një automjet privat. si mjet transporti droge. Hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti i Narkotikëve pranë nëndrejtorisë së Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve Hania.

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll