Bota

I dyshuar për vdekjen e gjeneralmajorit Yaroslav Moskalik, arrestohet agjenti ukrainas që i vendosi eksploziv në makinë

Sipas Tass, është agjenti ukrainas Ignat Kuzin ai që vendosi eksploziv në një Volkswagen Golf në periferi të Balashikha.

26 Prill 2025, 18:57 Nga M.L

 

I dyshuar për vdekjen e gjeneralmajorit Yaroslav Moskalik, arrestohet
Foto nga vendngjarja

 

RUSI- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë njoftoi sot arrestimin e një të dyshuari për vdekjen e gjeneralmajorit Yaroslav Moskalik, i cili u vra në një shpërthim makine bombë në periferinë e Moskës, Balashikha. Sipas Tass, është agjenti ukrainas Ignat Kuzin ai që vendosi eksploziv në një Volkswagen Golf në periferi të Balashikha.

"Një agjent i shërbimeve speciale ukrainase Ignat Kuzin, i lindur në vitin 1983 me leje qëndrimi ukrainas, u arrestua për vendosjen e eksplozivëve në një Volkswagen Golf në qytetin Balashikha në rajonin e Moskës, duke rezultuar në vdekjen e gjeneral-majorit Yaroslav Moskalik, zëvendësdrejtor i Shërbimit Operativ Kryesor të Shtabit të Përgjithshëm Rus", njoftoi FS.

Yaroslav Moskalik ishte komandanti i dytë në Drejtorinë Kryesore të Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse. Faqja e lajmeve Baza, e cila ka burime në agjencitë ruse të zbatimit të ligjit, raportoi se një bombë e vendosur në një automjet të parkuar u shpërthye nga distanca kur oficeri, i cili jetonte në zonë, kaloi pranë makinës.

yaroslav moskalik

Sondazh

Poll