Bota

FOTO/ Lamtumira e Papa Françeskut, Biden mbërrin në sheshin e "Shën Pjetrit"! Liderët botërorë në ceremoni do të ulen sipas rendit alfabetik të kombeve në frëngjisht

Ndërkohë dhjetëra liderët e mbledhur sot në Vatikan do të ulen sipas rendit alfabetik të kombeve të tyre, në frëngjisht, gjuhën tradicionale të diplomacisë.

26 Prill 2025, 09:13 Nga M.B
FOTO/ Lamtumira e Papa Françeskut, Biden mbërrin në sheshin e
Çifti Biden

VATIKAN- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka mbërritur në Sheshin Shën Pjetër për të marrë pjesë në funeralin e Papës Françesku. Ndërkohë dhjetëra liderët e mbledhur sot në Vatikan do të ulen sipas rendit alfabetik të kombeve të tyre, në frëngjisht, gjuhën tradicionale të diplomacisë.

Kjo do të thotë se presidenti amerikan Donald Trump do të ulet mes liderëve të Estonisë dhe Finlandës, pasi SHBA-ja në frëngjisht është “États-Unis”. Megjithatë, liderët e Italisë, vendi pritës, dhe Argjentina, vendlindja e Françeskut, do të kenë një vend krenarie.

vatikan

Sondazh

Poll