Bota

E rëndë në Greqi/ Aparaturat pësojnë defekt në sallë, 72-vjeçarja pëson djegie të rëndë në trup gjatë operacionit për kancer

Sipas asaj që është bërë e ditur, 72-vjeçarja që po operohej për kancer, pas një problemi me një makineri të përdorur gjatë operacionit, ka pësuar djegie të shkallës së dytë në pjesë të trupit. 

25 Prill 2025, 21:11 Nga M.L
E rëndë në Greqi/ Aparaturat pësojnë defekt në
Foto ilustruese

GREQI- Momente terrori u shpalosën pasditen e së enjtes në spitalin “Aleksandra”, gjatë operacionit në një pacient. Sipas asaj që është bërë e ditur, 72-vjeçarja që po operohej për kancer, pas një problemi me një makineri të përdorur gjatë operacionit, ka pësuar djegie të shkallës së dytë në pjesë të trupit. 

Sipas Rajonit 1 Shëndetësor, gjatë operacionit dhe drejt përfundimit të tij dhe ndoshta për shkak të një defekti të papritur në aparaturat mjekësore të sallës së operacionit është shkaktuar një flakë, nga e cila pacienti ka pësuar djegie të shkallës së dytë. Ka pasur mobilizim të menjëhershëm nga ekipi kirurgjik dhe stafi infermieror i pranishëm për të përballuar incidentin.

Më pas dhe pas vlerësimit të djegieve të pacientit dhe trajtimit fillestar të tyre nga kirurgu plastik, gruaja, sipas burimeve spitalore, është zgjuar e qetë, me shenja vitale të qëndrueshme dhe është transferuar në dhomën e rikuperimit për monitorim postoperativ nga tre ekipe mjekësore: gjinekologjike, plastike dhe anesteziologjike. Gjendja e saj shëndetësore mbetet e qëndrueshme.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, nga Administrata e Repartit të Parë Mjekësor është urdhëruar një ekzaminim i betuar administrativ, ndërsa po atë ditë është kërkuar dosja e plotë për të gjitha pajisjet mjekësore të përdorura gjatë operacionit.

greqi

Sondazh

Poll